Një ligj në Arizona, SHBA, do t'i ndalojë njerëzit që të kapin në kamera/telefon policët në distanca të shkurtra, me gjoba të mundshme ose burg për ata që nuk respektojnë.
Kritikët e quajnë ligjin një kërcënim për fjalën e lirë dhe të drejtën për shtyp të lirë, raportoi të shtunën BBC.
Policia shpesh filmohet nga kalimtarët dhe pamjet herë pas here kanë rezultuar në ekspozimin e sjelljes së pahijshme të oficerëve.
Ligji hyn në fuqi më 24 shtator dhe do ta bëjë të paligjshëm filmimin e oficerëve të policisë në shtet brenda një distancë prej 2.4 metrash.
Njerëzit që shpërfillin një paralajmërim verbal dhe vazhdojnë filmimin rrezikojnë një akuzë kundërvajtëse dhe deri në 30 ditë burgim.
Kundërshtarët e ligjit, megjithatë, thonë se ai përpiqet të dekurajojë njerëzit që të ushtrojnë të drejtat e tyre për të filmuar në pronë publike, duke shkelur të drejtat e tyre të mbrojtura me kushtetutë.
Edhe
Arrestohet një polic në Colorado, kishte kërcënuar një të dyshuar me vrasje
Për më tepër, Shoqata Kombëtare e Fotografëve të Shtypit - një grup i industrisë që përfshin fotografë të lajmeve të televizioneve - paraqiti një kundërshtim ndaj ligjit në shkurt, duke argumentuar se ai "bie ndesh me të drejtën e përcaktuar qartë për të fotografuar dhe regjistruar oficerët e policisë që kryejnë detyrat e tyre zyrtare në një vend publik”.
Pamjet e ndërveprimit të policisë me publikun kanë luajtur një rol të rëndësishëm në debatin mbi sjelljen e keqe dhe brutalitetin e policisë, veçanërisht kundër afrikano-amerikanëve.
Video e vdekjes së George Floyd në duart e oficerit të policisë së Minneapolisit, Derek Chauvin - e cila u mor nga një kalimtar i rastit 17-vjeçar - më vonë u dëshmua të ishte një pjesë kyçe në çështjen kundër oficerit.
-
Kërkohet suspendimi i policëve që dyshohet se keqtrajtuan një person në Ferizaj
-
Australia me ligj për ndalimin e rrjeteve sociale për personat nën 16 vjeç
-
AIP: Respektoni privatësinë gjatë vendosjes së kamerave në prona private
-
Zyrtarët izraelitë ia ndërpresin transmetimin “AP”, ia sekuestrojnë kamerën