Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arrestohet një polic në Colorado, kishte kërcënuar një të dyshuar me vrasje

Një polic në Colorado të SHBA-së është arrestuar, pasi ishte xhiruar duke e kërcënuar një të dyshuar se do ta vriste gjatë arrestimit të tij, raporton BBC.

Xhirimet e kamerave të trupit shfaqin policin nga Aurora, John Haubert, duke përdorur një pistoletë për ta goditur një njeri, e duke i thënë më pas “nëse lëviz do të qëllojë”.

Ky rrest vjen disa muaj pas vrasjes së George Floyd gjatë arrestimit nga policia, ngjarje që nxiti protesta nëpër SHBA.

Një police po ashtu është arrestuar pasi kishte dështuar ta ndalonte Haubertin.

Xhirimet e transmetuara nga mediat të martën, shfaqin Haubertin duke thënë vazhdimisht “mos lufto”, ndërsa i dyshuari i thotë atij “nuk po mund të marrë frymë, po më vret”.

Personi – që po arrestohej për hyrje pa leje – ishte shtrirë në spital pas incidentit.

Edhe Arizona do të ndalojë incizimin e policëve brenda dy metrash distancë Botë Arizona do të ndalojë incizimin e policëve brenda dy metrash distancë

Haubert po hetohet për një sërë akuzash, përfshirë sulmin dhe kërcënim me një armë vdekjeprurëse.

Policja Francine Martinez, po përballet me akuza se nuk tentoi të ndalonte Haubertin. Të dy zyrtarët policorë janë dorëzuar vet në Polici.