Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arabia Saudite bastis dyqanet, sekuestron lodrat me ngjyrat e ylberit

Arabia Saudite bastis dyqanet, sekuestron lodrat me ngjyrat e ylberit

Zyrtarët sauditë kanë sekuestruar lodra dhe veshje me ngjyrat e ylberit nga dyqanet në kryeqytet, duke dashur të ndalojnë promovimin e komunitetit LGBT, ka raportuar “The Guardian” të mërkurën.

Mbretëria u hap për turizmin në vitin 2019, por ajo kritikohet shpesh për çështjen e të drejtave të njeriut, duke përfshirë bërjen e homoseksualitetit të jashtëligjshëm.

Artikujt që ishin cak në bastisjet në Riad, përfshijnë fustane, kapele dhe kuti lapsash, shumica e tyre të prodhuara për fëmijë, sipas një raporti të transmetuar nga kanali shtetëror i lajmeve, Al Ekhbariya.

"Këta janë artikujt që kundërshtojnë besimin islam dhe moralin publik dhe promovojnë ngjyra homoseksuale duke synuar brezin e ri", tha një zyrtar nga ministria e Tregtisë.

Duke treguar nga një flamur me ngjyra ylberi, një gazetar shtoi: “Flamuri i homoseksualëve është prezent në një nga dyqanet e Riadit”. Ngjyrat dërgojnë “mesazh helmues” për fëmijët.