Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Anulohet gjykimi ndaj Bill Cosbey

Gjykimi ndaj aktori komik Bill Cosbey, sot është shpallur i pavlefshëm, pasi që juria dështoi të marrë vendimin pas diskutimeve të cilat zgjatën më shumë se 50 orë.

Ky hap paraqet një fitore të llojit të vet për aktorin 79-vjeçar, të cilin e pret dënim i përjetshëm nëse gjykohet për tri pika të akuzës për sulm të rëndë seksual ndaj 44- vjeçares Andrea Constend në janar të vitit 2004, në villen e tij në Filadelfia, transmeton AFP.

Anëtarët e jurisë pesë gra dhe shtatë meshkuj nuk arritën të marrin vendimin unik në betejën gjyqësore, e cila ishte shikuar afër nga publiku.