Një juri në Kaliforni ka vendosur se aktori Bill Cosby është përgjegjës për drogimin dhe sulmin seksual ndaj Donna Motsinger në vitin 1972, duke ia aprovuar asaj rreth 59.25 milionë dollarë dëmshpërblim.
Vendimi u mor pas një gjykimi gati dyjavor në Santa Monica, ka raportuar agjencia e lajmeve Associated Press.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJuria ka vendosur që Cosby, 88 vjeç, është fajtor për sulm seksual dhe i dha Motsinger 17.5 milionë dollarë për atë ka përjetuar dhe 1.75 milionë për dëmet e ardhshme, përfshirë “vuajtje mendore, humbje të kënaqësisë së jetës, shqetësim, dhimbjen, ankthin, poshtërimin dhe stresin emocional”.
Në një fazë të dytë të procesit, juria ka shtuar edhe 40 milionë dollarë si dëmshpërblim ndëshkues.
Avokatja e Cosbyt, Jennifer Bonjean, ka thënë se janë të zhgënjyer nga vendimi dhe do të apelojnë.
“Jemi të zhgënjyer dhe kemi ndërmend të apelojmë plotësisht këtë vendim”, ka thënë ajo.
Vendimi është marrë rreth pesë vjet pasi Cosby u lirua nga burgu në Pennsylvania, kur Gjykata e Lartë e shtetit rrëzoi një dënim penal të mëparshëm për akuza të ngjashme.
“Ky vendim nuk ka të bëjë vetëm me mua, ka të bëjë me faktin që më në fund u dëgjova dhe që z. Cosby u mbajt përgjegjës. Kam mbajtur peshën e asaj që më ndodhi për më shumë se 50 vjet. Nuk largohet kurrë. Sot, një juri pa të vërtetën dhe e mbajti përgjegjës. Kjo do të thotë gjithçka. Shpresoj që kjo t’u japë forcë edhe të mbijetuarve të tjerë”, ka thënë Motsinger në një deklaratë.
Sipas padisë së ngritur në vitin 2023, Motsinger, e cila në atë kohë punonte si kamariere në Sausalito pranë San Francisco, pretendon se Cosby e kishte ftuar në një shfaqje të tij në San Carlos. Ajo ka thënë se ai i dha verë dhe dy pilula që mendoi se ishin aspirinë, ndërsa më pas humbi ndjenjat.
“Ajo u zgjua në shtëpinë e saj pa rroba, përveç të brendshmeve… Ajo e dinte se ishte droguar dhe përdhunuar nga Bill Cosby”, thuhet në padi.
Avokatët e Cosbyt kanë mohuar akuzat, duke thënë se ato bazohen në supozime dhe se paditësja “pranon vetë se nuk e di çfarë ka ndodhur”.
Gjatë gjyqit ka dëshmuar edhe Andrea Constand, rasti i së cilës çoi në dënimin penal të Cosbyt në vitin 2018, që më pas u rrëzua nga gjykata.
Motsinger kishte bërë për herë të parë akuza anonime në vitin 2005, në padinë e ngritur nga Constand. Ajo është një nga dhjetëra gratë, mbi 60 sipas raportimeve, që kanë akuzuar Cosbyn për përdhunim, sulm seksual ose ngacmim, akuza të cilat ai i ka mohuar vazhdimisht.
Në vitin 2022, një juri në Santa Monica i kishte dhënë 500 mijë dollarë një tjetër gruaje që pretendonte se ishte sulmuar nga Cosby në Playboy Mansion në vitin 1975.
Dikur i njohur si “babai i Amerikës”, Cosby u bë një nga figurat më të mëdha publike që u përball me drejtësinë në epokën e lëvizjes #MeToo, përpara se dënimi i tij penal të anulohej.