Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Anijet luftarake ruse bombardojnë katër fshatra në afërsi të Odesas

Ushtria ukrainase pretendon se anijet luftarake ruse në Detin e Zi kanë bombarduar katër fshatra në afërsi të qytetit jugor bregdetar Odesa, raporton CNN.

Sipas postimit në faqen e Forcave të Armatosura të Ukrainës, fshatrat Lebedivka, Sanzheika, Zatoka dhe Bilenke, që janë rreth 30 kilometra në jug të Odesas, janë bombarduar në 24 orët e fundit.

Odesa është qyteti i tretë më i madh në Ukrainë.