Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Anija e Marinës meksikane përplaset në Urën e Brooklynit, të paktën dy të vdekur

Përplasja e anijes meksikane ne urën Brooklyn

Foto: Associated Press

Dy persona kanë humbur jetën e 19 të tjerë janë lënduar pasi një anije e gjatë e Marinës së Meksikës u përplas në Urën e Brooklynit në New York City, ka njoftuar kryebashkiaku i qytetit, raporton “BBC”. 

Eric Adamas tha se anija Cauhtemoc humbi energjinë elektrike pak para përplasjes që ndodhi të shtunën mbrëma. Zyrtarët amerikanë thanë se 277 persona ishin në bord të anijes, e cila ishte në një vizitë të vullnetit të mirë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në pamjet shihet pjesa e sipërme e anijes duke u dëmtuar ndërsa po kalonte në Urën e Brooklynit. 
Anëtarë ishin duke qëndruar në pjesën e anijes e cila u dëmtua dhe më pas ra në kuvertë. 

Kryebashiaku i New York Cityt, Eric Adams ka shkruar në “X” se dy persona kanë vdekur e 19 janë lënduar prej tyre dy në gjendje kritike. 

Ura e Brooklynit nuk ka pësuar dëme të mëdha dhe u rihap pas inspektimeve. 

Policia beson se ishte një problem mekanik dhe ndalja e energjisë elektrike që shkaktoi që anija të përplasej në urë.

VIDEO: