Katër laboratorë me lidhje me Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike konfirmuan konkluzionin e Britanisë, se për helmimin muajin e kaluar të ish spiunit rus dhe vajzës së tij është përdorur një agjent kimik, transmeton VOA.
Organizata publikoi sot një raport, pas analizave të kryera nga katër laboratorët.
Kryeministrja britanike Theresa May pati thënë se ish spiuni rus Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia, u helmuan muajin e kaluar në Salisbury të Anglisë, me një agjent nervor që përdoret në ushtri, të krijuar nga Bashkimi Sovjetik në vitet 1970 dhe ’80.
Organizata Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike nuk fajësoi Rusinë për sulmin dhe as përmendi një emër specifik të lëndës kimike të përdorur. Por Ministri i Jashtëm britanik Boris Johnson tha se vetëm Russia i kishte “mjetet, motivin dhe njihet historikisht” për kryerjen e sulmeve të këtij lloji.
Russia ka mohuar përfshirjen në sulm dhe thotë se Britania nuk ka paraqitur fakte për të provuar akuzat e saj.
-
Britania zbulon 18 spiunë rusë pas sulmeve kibernetike
-
Ambasadorët e BE-së miratojnë sanksionet ndaj disa rusëve
-
Publikohen video të reja të sulmuesve të dyshuar të Skripalëve
-
Policia britanike ka zbuluar identitetin e personit të tretë të përfshirë në Rastin Skripal
-
Koloneli rus del të jetë njëri nga të dyshuarit për helmimin në Angli