Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Amerikani akuzohet për përdhunimin e 10-vjeçares së cilës iu desh të udhëtonte për abortim

Një burrë është gjykuar të mërkurën në Ohio mbi akuzat se ka përdhunuar një 10-vjeçare, rasti i së cilës mori vëmendje kombëtare pas deklaratave të një mjeku, i cili tha se vajza duhej të udhëtonte në Indiana për abortim për shkak të ndalimit në vendin e saj, sipas vendimit historik të Gjykatës Supreme të SHBA-së.

Një hetues ka dëshmuar në gjyq se policia mësoi për shtatzëninë e vajzës pasi u lajmërua përmes nënës së saj më 22 qershor dhe se ajo kishte abortuar në Indianapolis më 30 qershor, raportoi AP-ja.

Mjekja e cila kryen edhe aborte në Indianapolis, Caitlin Bernard, tha se një procedurë aborti ishte kryer te vajza për shkak se abortimi në Ohio me ligjin e ri nuk lejohej.

Gjyqi për të dyshuarin vjen disa ditë pasi disa konservatorë, përfshirë guvernatorin republikan të Ohios, ngritën pyetje nëse rasti i vajzës ishte i vërtetë. Presidenti, Joe Biden, përmendi rastin javën e kaluar.

Është e paqartë nëse gjendja shëndetësore e vajzës mund të quhej emergjencë, e cila nënkupton se duhet të jetë në rrezik për jetë ose dëm serioz të organeve jetësore, që të mund ndryshonte gjendja për abortin në Ohio.

Policia tha se 27-vjeçari i dyshuar e ka pranuar se ka përdhunuar vajzën.