Pas 47 vjetësh, një burrë nga New Yorku është shfajësuar pasi një test i ri i ADN-së e përjashtoi përfundimisht atë si autor të një përdhunimi të vitit 1975.
Ky është dënimi i gabuar më i gjatë i njohur në historinë e SHBA-së që është rrëzuar nga provat e ADN-së.
Autori i vërtetë, një dhunues seksual i dënuar, ka rrëfyer përdhunimin.
Në maj 1975 dy adoleshente po ecnin nga shkolla në shtëpi kur një burrë i ndaloi dhe i kërcënoi me armë, raportoi BBC.
Një prej vajzave ishte përdhunuar dy herë, kurse tjetra arriti të largohej.
Edhe
Shpallet i pafajshëm pas 38 vjetësh britaniku i burgosur për vrasjen e një gruaje
Policia lëshoi alarm për gjetjen e një burri të racës së zezë në të 20-at.
Pak pas sulmit, policia ndaloi Leondard Mackun i cili po voziste në atë lagje. Edhe pse kishte alibi dhe kishte të veshur rroba të tjera nga i dyshuari, policia e arrestoi.
-
Gjermania liron të dyshuarin për zhdukjen e një fëmije para 18 vjetëve
-
Tërheq padinë kundër Diddyt dhe Jay-Z gruaja që i akuzonte ata për përdhunim
-
Edukatori që abuzoi seksualisht afër 70 vajza të moshave 1-7 vjeç, burgoset përjetësisht
-
Përdhunuesi serial dënohet me 42 burgime të përjetshme në Afrikë të Jugut