Këngëtari i famshëm i grupit “BackStreet Boys”, Nick Carter po akuzohet për abuzim seksual ndaj një të miture 15-vjeçare në një jaht.
Padia, e ngritur të hënën vonë në Gjykatën e Qarkut në Clark në Las Vegas, akuzon Carter për sulm seksual ndaj një vajze, atëherë 15-vjeçare, nga Pensilvania në shumë raste në vitin 2003, thanë dokumentet. Carter ishte 22 dhe 23 vjeç në kohën kur ndodhën veprat e dyshuara, ka shkruar Yahoo.
Tani e rritura që identifikohet vetëm me inicialet A.R. pretendon se Carter e ka përdhunuar në një dhomë gjumi në jahtin e tij, thanë dokumentet. Padia pretendon gjithashtu se Carter e udhëzoi A.R. që ta mbante të fshehtë abuzimin seksual me të. Pas jahtit, në padi thuhet se Carter e ka ngacmuar vajzën edhe në autobus dhe gjithashtu në një anije.
E mitura së pari i kumtoi rastin nënës së saj, pastaj ajo e lajmëroi në policinë e Pensilvanisë. Kurse Carter asnjëherë në atë kohë nuk u akuzua për krim.

Avokatët e këngëtarit kanë mohuar çdo akuzë duke thënë se “gjithçka është shpifje”.
Nuk është hera e parë që Carteri akuzohet për abuzime seksuale. Një padi e ngritur dhjetorin e kaluar pretendon se Carter ka përdhunuar Shannon “Shay” Ruth kur ishte 17-vjeçare. Ruth pretendon se Carter, i cili ishte 21 vjeç në atë kohë, i dha alkool, e përdhunoi dhe e kërcënoi nëse i tregonte ndokujt, thanë dokumentet.
Edhe
Anëtari i “Backstreet Boys” paditet për përdhunim të një fanseje
Carter u akuzua gjithashtu nga ylli Melisha Schuman për përdhunim. Ajo pretendoi se u përdhunua në vitin 2003. Kufizimet kohore ligjore skaduan skadoi përpara se të ngriheshin akuzat.
Carter ka mohuar akuzat lidhur me rastin e dhjetorit dhe nuk është përballur kurrë me ndonjë akuzë penale. Avokatët e tij paraqitën kundërdeklaratë më parë këtë vit, duke thënë se akuzuesit e tij po përfitonin nga lëvizja e #MeToo, duke i quajtur gratë “oportuniste” që u nisën për t'u hedhur në qendër të vëmendjes dhe për të shkatërruar jetë të pafajshme.