Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

American Airlines anulon 634 fluturime brenda ditës, ka mungesë punëtorësh

American Airlines ka anuluar edhe 634 fluturime të tjera vetëm të dielën.

CNN raporton se përafërsisht një në çdo katër fluturime brenda ditës janë anuluar, bazuar në të dhënat e publikuara në uebsajtin FlightAware.

Kjo linjë ajrore ka anuluar më shumë se 1,500 fluturime që nga e premtja, për shkak të probleme me motin dhe po ashtu për shkak të mungesës së punëtorëve.

Këto probleme raportohet se kanë nisur javën e kaluar dhe po vazhdojnë ta rëndojnë situatën në American Airlines.