Ambasadori rus në Suedi, Viktor Tatarintsev, ka thënë se presidenti Vladimir Putin nuk brengoset për sanksionet perëndimore nëse vendi i tij do të pushtonte Ukrainën.
Në një intervistë për një gazetë suedeze, Tatarintsev tha se sa më shumë që Perëndimi e shtynë Rusinë, “aq më e fortë do të jetë përgjigja ruse”.
“Më falni për gjuhën time, por neve nuk na interesojnë sanksionet e tyre. Ne kemi pasur tashmë kaq shumë sanksione dhe në këtë kuptim ato kanë pasur një efekt pozitiv në ekonominë dhe bujqësinë tonë”, tha diplomati rus, raporton Daily Mail.
Ai pretendoi se Rusia është bërë e vetëmjaftueshme dhe se mund të rrisë eksportet e saj.
“Sanksionet e reja nuk janë asgjë pozitive, por jo aq të këqija sa e thotë Perëndimi”, tha Tatarintsev derisa akuzoi Perëndimin se nuk e kuptonte mentalitetin rus.
Komentet e tij erdhën pasi shtetet perëndimore kanë shprehur frikën se Moska po përgatitet për një pushtim të Ukrainës, pasi pothuajse ka rrethuar fqinjin e saj perëndimor me më shumë se 100,000 trupa.
-
Putin - Evropës: Na lini të jetojmë në paqe, përndryshe do të reagojmë
-
Putini akuzon Perëndimin se po përgatitet haptas për luftë me Rusinë
-
Putini thotë se s’do të ketë më luftëra nëse Perëndimi e trajton Rusinë me respekt
-
Putini i quan “ të papranueshme” kërkesat e Evropës për fundin e luftës në Ukrainë
-
Putini thotë se nuk do t’i përulet kurrë SHBA-së