Ndalimi i dërgimit të armëve nga SHBA-ja mund të “dëmtojë ndjeshëm” aftësinë e Izraelit për t’i “arritur objektivat ushtarake”, ka thënë të enjten ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan.
Ambasadori ka thënë për transmetuesin publik të Izraelit, Kan 11 se vendimi i Bidenit “mund ta ndalojë Izraelin apo të paktën ta dëmtojë ndjeshëm mundësinë për të arritur një prej qëllimeve kryesore të luftës, që është përmbysja e qeverisë së Hamasit", raporton CNN.
Deklarata e tij vjen si kundërpërgjigje ndaj asaj të presidentit amerikan, Joe Biden të mërkurën, se do të ndalte dërgimin e armëve për Izraelin nëse kryeministri, Benjamin Netanyahu urdhëron një pushtim të qytetit më jugor të Gazës, Rafah.
“Nuk besoj se ka qëllime të këqija prapa kësaj, por është e qartë së çfarëdo kufizimi për Izraelin, që vjen nga aleatët e tij, interpretohet nga armiqtë si diçka që u jep atyre shpresë për të pasur sukses në veprimet e tyre. Kjo mund të enkurajojë armiqtë e shtetit të Izraelit dhe të kombit izraelit”, ka deklaruar Erdan.
Bideni e ka pranuar të mërkurën se armët amerikane janë përdorurë për të vrarë civilë në Gaza.
“Civilt janë vrarë në Gaza si pasojë e këtyre bombave dhe mënyrave të tjera se si ata shkojnë pas qendrave të popullsisë”, ka thënë Bideni në një intervistë për CNN.
LEXO EDHE: