Zëdhënësi i “Amazon”, Tim Doyle, ka mohuar se kompania do të listonte dëmet e shkaktuara si pasojë e tarifave të presidentit amerikan, Donald Trump.
Në përgjigje të kritikave nga Shtëpia e Bardhë, e cila e ka quajtur “Amazonin” të martën “armiqësor” dhe “politik” sepse do të publikonte koston e tarifave, Doyle ka shkruar se ndonëse një gjë e tillë ishte konsideruar, ajo asnjëherë nuk është miratuar.
“Ekipi që drejton dyqanin tonë me kosto të ulët kishte në konsideratë idenë e renditjes së tarifave të importit për produkte të caktuara. Kjo nuk u miratua kurrë dhe nuk do të ndodhë”, ka thënë Doyle.
Shtëpia e Bardhë e cilëson "Amazonin" si armiqësor dhe politik
Shtëpia e Bardhë e ka kritikuar Amazonin duke thënë se është “armiqësor” dhe “politik”, gjatë një...-
Shtëpia e Bardhë e cilëson "Amazonin" si armiqësor dhe politik
-
Trumpi: Nuk mund të garantoj se tarifat s'do t’i rrisin çmimet në SHBA
-
Rimbursimet e tarifave të "Ditës së Çlirimit" të Trumpit arrijnë në 100 miliardë dollarë
-
BE-ja thotë se s'do të pranojë asnjë rritje të tarifave të SHBA-së pas vendimit të Supremes
-
Trumpi përgjigjet me rritje të tarifave botërore