Alpinistët që ngjisin Malin Everest tani do të duhet ta pastrojnë jashtëqitjen e tyre dhe ta sjellin në bazë për asgjësim, kanë thënë autoritetet.
“Malet tona kanë filluar të kundërmojnë”, ka thënë Mingma Sherpa, kryetar i bashkisë Pasang Lhamu.
Kjo bashki që mbulon shumicën e rajonit të Everestit ka paraqitur rregullin e ri.
“Po marrim ankesa se jashtëqitjet e njerëzve po mbesin të dukshme mbi shkëmbinj dhe disa alpinistë po sëmuren. Kjo nuk është e pranueshme dhe shkatërron imazhin tonë”, ka shtuar Mingma, raportoi BBC.
Alpinistët që ngjisin Malin Everest, majën më të lartë në botë, urdhërohen të blejnë qese për jashtëqitje në kampet poshtë dhe “do të kontrollohen kur të kthehen”.
Artikuj të ngjashëm
-
Shtohet interesimi për ngjitjen e malit më të lartë në botë
-
Nepali rrit tarifat për alpinistët që duan ta pushtojnë Everestin
-
Everesti ka ndryshuar - Moti s’është i vetmi kërcënim i madh atje
-
Stuhi bore në Everest, mbi 1,000 njerëz mbesin të bllokuar
-
Majat që na thërrasin: Aventurat me Uta Ibrahimin