Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev e ka ngritur lart flamurin kombëtar të shtetit të tij në kryeqytetin e rajonit të shkëputur të Nagorno-Karabakhut, pas një operacion të shkurtër muajin e kaluar, që ka rezultuar me kthimin të kontrollit të Bakusë mbi këtë territor.
Presidenca e Azerbajxhanit ka thënë se Aliyev e ka mbajtur një fjalim, pas ngritjes së flamurit në qytetin Kankendi.
Kreyqyteti i Karabakhut ka rënë në kontrollin e Azerbajxhanit, pasi forcat e sigurisë së këtij shteti i kanë mposhtur luftëtarët etnikë armenë muajin e kaluar, duke rezultuar me ikjen e 120.000 armenëve etnikë në Armeni.
Nagorno-Karabakh, është rajon malor në Kaukazin e Jugut.
Territori njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit.
Dy vendet kanë pasur pretendime për këtë rajon dhe kanë luftuar dy herë për të. /REL
-
Azerbajxhani me plan për shtrirjen e sovranitetit në Nagorno-Karabakh
-
Refugjatët e “braktisur” nga bota në konfliktin e “harruar” të Evropës
-
Armenia paralajmëron se Azerbajxhani po përgatit luftë në shkallë të plotë
-
Katër ushtarë armenë të vrarë në një sulm kufitar në Azerbajxhan
-
Azerbajxhani afër marrëveshjes së paqes me Armeninë