Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka shpallur një alarm teknik për sulmet kibernetike, që thotë se sponzorizohen nga qeveria e Koresë Veriore, e të cilat prej vitit të kaluar i kanë marrë në shënjestër hapësirën ajrore, telekomunikimet dhe industritë financiare.
Ky alarm është dhënë mbrëmë nga agjencia FBI dhe Departamemnti i sigurisë së brendshme.
Në të tërhiqet vërejtja se hakerët verikoreanë po e përdorimn tipin e virusit të njohur si “Fallchill” për të depërtuar në sistemet kompjuterike dhe për t’i rrezikuar rrjetet.
Ky alarm koincidon me tensionet në rritje mndërmjet Uashingtonit dhe Phenianit lidhur me testet raketore dhe ambicjet atomike të Koresë Veriore.
Artikuj të ngjashëm
-
Hakerët verikoreanë po vjedhin sekrete ushtarake, thonë SHBA-ja dhe aleatët
-
Hakerët e Koresë së Veriut depërtojnë në prodhuesit e çipave të Koresë së Jugut
-
Hakerët e Koresë së Veriut synojnë stërvitjet ushtarake SHBA-Kore e Jugut
-
SHBA-ja vendos sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut
-
SHBA-ja, Koreja e Jugut dhe Japonia të shqetësuara për aktivitetet kibernetike të Koresë së Veriut