Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Alarm i përgjithshëm në Ukrainë, paralajmërohen sulmet ruse

Një alarm i përgjithshëm ajror është aktivizuar të martën në rajonet kryesore të Ukrainës, raportoi BBC-ja.

Në njoftim u tha se alarmi u lëshua në orën 12:37, ndërsa ai u aktivizua pas paralajmërimeve se Rusia do të vazhdojë masivisht granatimin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi të hënën se Rusia do të granatojë ditëve në vijim mbi infrastrukturën civile.

LEXO EDHEZelensky: Terroristët rusë po përgatisin sulme të reja

“Ndihma jonë e ndërsjellë është një nga elementet e mbrojtjes kundër terrorit dhe forcës sonë. Forcat tona të mbrojtjes janë duke u përgatitur. I gjithë shteti po përgatitet. Ju lutem, mos i lini pa ndihmë ata që mund t'i ndihmoni. Dhe ju lutem kushtojini vëmendje sinjaleve paralajmëruese ajrore gjatë javës”, u shpreh ai.

Qyteti, Khersoni, u bombardua gjatë së hënës nga trupat ruse, pavarësisht se javë më parë është çliruar nga trupat ukrainase.

Ndërsa, në Kiev është shënuar mungesë e madhe e furnizimit me energji elektrike, pasi sipas Ukrainës, rusët i kanë shkatërruar centralet që bëjnë shpërndarjen e energjisë.