Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Al-Qaeda liron mjekun australian që e kishte zënë rob prej shtatë vjetësh

Një doktor australian 88-vjeçar që mbahej në Afrikën Perëndimore nga militantët e al-Qaedas për më shumë se shtatë vjet, është liruar.

Kenneth Elliot është mirë dhe i sigurt dhe është bashkuar me familjen e tij, ka thënë ministria e Jashtme e Australisë.

Ai dhe gruaja e tij ishin kapur në vitin 2016 afër kufirit në mes të Malit dhe Burkina Fasos, ku ata kishin një klinikë për mbi 40 vjet.

Al-Qaeda pati thënë atë kohë se kishte kidnapuar çiftin.

Grupi liroi gruan e tij, Jocelyn, pas tri javësh pas presionit publik, shkroi BBC. 

Edhe Gruaja franceze shpëtohet nga policia pas 12 vjetësh robërie në Pakistan Botë Gruaja franceze shpëtohet nga policia pas 12 vjetësh robërie në Pakistan

Elliot dhe gruaja e tij drejtonin një klinikë në qytetin Dijbo në Burkina Faso ku ai ishte i vetmi kirurg.

Al-Qaeda dhe grupet tjera ekstremiste në veri dhe perëndim të Afrikës për shumë gjatë kanë përdorur kidnapimin si formë për të kërkuar dhe mbledhur para.