Një çift britanik që ishte ndaluar për gati tetë muaj nga talebanët në Afganistan është liruar, sipas një zyrtari që ka dijeni për rastin.
Peter Reynolds, 80 vjeç, dhe gruaja e tij Barbie, 76 vjeçe, të cilët kanë jetuar në Afganistan për gati 20 vjet, u arrestuan më 1 shkurt, teksa po ktheheshin në shtëpi, raporton BBC.
Çifti u lirua përmes ndërmjetësimit të Katarit, pasi ata u transferuan nga burgu qendror i Kabulit në një burg më të madh gjatë fazës së fundit të bisedimeve, tha zyrtari.
Një përfaqësues i Katarit tha se çifti do të udhëtojë fillimisht drejt Katarit për kontrolle mjekësore, përpara se të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar, edhe pse ata kanë një shtëpi në provincën Bamiyan të Afganistanit.
Lirimi i tyre erdhi pas muajsh përpjekjesh publike nga familjarët për t’i nxjerrë nga burgu.
Edhe
Talibanët lirojnë 2 të burgosur amerikanë për një të dënuar për trafikim narkotikësh
Vetëm gjashtë ditë më parë, një grua amerikane që ishte ndaluar me ta dhe më pas ishte liruar, i tha BBC-së se ata “po vdisnin vërtet” në burg dhe se “koha e tyre po mbaronte”.
Faye Hall, e cila u lirua dy muaj pas arrestimit, tha se gjendja shëndetësore e çiftit ishte përkeqësuar shpejt gjatë qëndrimit në burg.
-
Nga “dita e fitores” te kufizimet ndaj grave - pesë vjet nga rikthimi i talebanëve në pushtet
-
Si i vodhën pajisjet e anglezëve dy afganët e arrestuar?
-
Gruaja franceze shpëtohet nga policia pas 12 vjetësh robërie në Pakistan
-
Dëshpërimi i vajzave të reja në Afganistan nga privimi i mundësisë për t’u shkolluar