Al-Kadia ka konfirmuar mbrëmë se nga një sulm me fluturake pa ekuipazh të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, është vrarë lideri numër dy i saj, Abu al-Khayr al-Masri, në Siri.
Në kumtesën e grupeve militante në Magreb dhe Gadishullin Arab, thuhet se ai vdiq si “hero” nga sulmi ajror, duke vlerësuar se ky “ishte krim i ri nga Amerika dhe koalicioni”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMasri ishte dhëndër i themeluesit të al-Kaidës, Osama bin Laden.
Zyrtarët amerikanë thanë se Masri ishte vrarë më 26 shkurt nga një fluturake pa ekuipazh e agjencisë CIA, derisa udhëtonte me veturë në qytetin sirian, Idlib.
Ky person ka kërkuar strehim në Iran, prej sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 kundër Shteteve të Bashkuara.
Për pothuajse 19 vjet ai kërkohej nga forcat amerikane.