Forcat afgane kanë vrarë Abu Muhsin al-Masrin, udhëheqës i lartë i Al-Kaidës, që ishte i kërkuar tash e sa kohë nga FBI-ja.
Al-Masri është akuzuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës se ishte pjesë e organizatës terroriste dhe kishte bërë komplote në vrasjen e shtetasve amerikanë.
Al-Masri besohet se ishte komandanti i dytë i Al-Kaidës, është vrarë gjatë një operacioni special në provicën Ghazni në Afganistanin lindor, ndërsa Reuters shkruan se ai ishte edhe udhëheqësi suprem i organizatën në nënkontinentin Indian.
Gjatë muajit të kaluar, Sekretari i SHBA-së, Mike Pompeo kishte thënë se kanë mbetur më pak se 200 zyrtarë të të kësaj organizate terroriste në Afganistan. SHBA-ja gjatë kësaj kohe ka tërhequr gradualisht trupat e saja nga Afganistani pasi kanë arritur marrëveshjen me talibanët.
Kjo marrëveshje, e konsideruar si historike, ishte vendosur që forcat e huaja të largohen nga Afganistani deri në maj të 2021-tes në këmbim të garancive kundër terrorizmit nga talibanët. Për këtë, ranë dakord të negociojnë një armëpushim të përhershëm dhe një formë të ndarjes së pushtetit me qeverinë afgane.
-
NYT: Eliminohet numri dy i Al Kaidës
-
Udhëheqësi i lartë i ISIS-it vritet nga forcat amerikane dhe nigeriane
-
SHBA-ja u bën thirrje për kujdes amerikanëve pas vrasjes së liderit të Al-Kaidës
-
Talebanët dënojnë vrasjen e udhëheqësit të Al-Qaedas nga SHBA-ja
-
SHBA-ja vret liderin e Al-Kaidës, Ayman al-Zawahiri