Problemet ligjore të ish-kryeministrit malajzian Najib Razak po shtohen, pas një skandali mashtrimi që kap miliarda dollarë, me një kompani në pronësi të ministrisë së Financave, e njohur ndryshe si 1MDB.
Ndaj Najib Razak u ngritën të mërkurën tre akuza lidhur me pastrim parash që përfshinin transferimin e 10 milionë dollarëve në llogaritë e tij personale nga një njësi e mëparshme e 1MDB-së. Çdo akuzë mbart një afat burgimi prej 15 vitesh dhe një gjobë prej jo më pak se pesëfishi i shumës së vjedhur. Ai u deklarua i pafajshëm për secilën prej këtyre akuzave gjatë seancës të së mërkurës.
Muajin e kaluar 64-vjeçari Razak u akuzua me tre vepra të tjera penale për shkelje të besimit dhe një akuzë për korrupsion lidhur me skandalin e 1MDB-së. Për secilën nga këto akuza parashikohet një dënim maksimal prej 20 vjetësh. Edhe për këto akuza ai nuk e pranoi fajësinë.
1MDB u krijua gjatë kohës që Najib Razak ishte në detyrë. Sipas Departamentit amerikan të Drejtësisë gjithsej 4.5 miliardë dollarë janë përvetësuar nga fondi i investimeve, disa prej të cilave kanë hyrë në llogaritë bankare personale të ish-kryeministrit.
-
Ish-kryeministri malajzias dënohet me 12 vjet burg për skandalin e ryshfetit disa miliardësh
-
Ish-kryeministri i Malajzisë shpallet fajtor për korrupsion
-
Arrestohet për korrupsion ish-kryeministri i Malajzisë, Najib Razak
-
Ish-kryeministri i Malajzisë nis vuajtjen e dënimit me burgim prej 12 vjetësh
-
Ish-kryerministri i Malajzisë akuzohet se vodhi 681 milionë dollarëve