Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Aktivistet ruse arrestohen për “dy fjalë goje”

Dy gra nga Moska që kanë mendime të kundërta me pushtetin për agresionin ndaj Ukrainës, u arrestuan menjëherë pasi folën para kamerës.

Videoja është publikuar në “Activatica”, përfshirë edhe në kanalin e këtij portali rus në rrjetet sociale.

Gruaja e parë ngriti një banderolë ku shkruante "dy fjalë". Besohet se kjo u referohet fjalëve ruse “njet vojne” që do të thotë "jo luftë".

Më pas ajo e pyeti kameramanin nëse do të arrestohej për këtë. Ai u përgjigj se kjo ishte pikërisht ajo që po ndodhte. Policia e kapi dhe e çoi në furgon.

Një tjetër grua e pyeti kameramanin nëse po filmonte vetëm ata që janë në opozitë. Ai u përgjigj se po regjistronte gjithçka.

“A po filmoni ata që nuk marrin pjesë në protestat kundër luftës dhe që besojnë se operacioni ushtarak i vendit tonë…”. Nuk arriti të përfundojë pyetjen, pasi u arrestua. Rrugës u mundua të thotë edhe diçka: “Më pëlqen fakti që...”.

"Kjo video është aq absurde sa duket e rreme. Çmenduri totale", ka shkruar një përdorues në Twitter.

“Efikasitet i pamëshirshëm në parandalimin e rusëve që të shprehin ndonjë mendim”, është gjithashtu një nga komentet.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Veprimi i Moskës zyrtare është dënuar gjerësisht, për çka edhe ka marrë sanksione të ashpra. Në Rusi protestat kundër luftës nuk kanë qenë të pakta, por në shumicën e rasteve ato janë shtypur nga regjimi i presidentit Vladimir Putin.

 
Aktivistet ruse arrestohen për “dy fjalë goje”

Aktivistet ruse arrestohen për “dy fjalë goje”

Posted by Koha.net on Tuesday, March 15, 2022

 

Artikuj të ngjashëm