Pjesëtarët e Agjencisë për Hetime e Mbrojtjes (SIPA) në Bosnjë e Hercegovinë që nga mëngjesi po zhvillon aksion në territorin e Tuzllës dhe Sapnës për arrestimin e personave të dyshuar për krime lufte në Zvornik.
Siç merr vesh portali Klix.ba, personat që janë objekt hetimi për krime lufte kundër popullsisë civile dhe krime lufte kundër të zënëve robër, të kryera në periudhën nga 8 tetori 1992 e deri më 6 korrik 1994.
Jo zyrtarisht ky portal ka marrë vesh se janë arrestuar shtatë persona, të cilët pas përpunimit kriminalistik do t’u dorëzohen Prokurorisë së BeH, ndërsa në SIPA kanë thënë se aksioni është realizuar në bashkëpunim me MPB-në e kantonit të Tuzllës dhe me MPB-në e Republika Serpska.
Krahas këtij aksioni, pjesëtarët e SIPA-s po zhvillojnë një aksion tjetër ndaj personave të dyshuar për krime lufte në territorin e Foçës.