Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Aksidentohet tankeri i naftës në SHBA, katër të lënduar

Katër persona janë lënduar pasi një tanker që po transportonte naftë është rrotulluar dhe është përfshirë nga zjarri në magjistralen në Delray Beach të Floridas të martën, raporton agjencia AP.

Incidenti ka shkaktuar bllokimin e pjesës veriore të autostradës I-95 në të dy drejtimet.

Zjarrfikësit dhe punonjësit e shpëtimit dolën në vendin e ngjarjes.