Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Aksidentohet një tren në Danimarkë, gjashtë të vdekur

Gjashtë persona kanë mbetur të vdekur në një aksident treni në urën që lidh 2 ishujt kryesorë në Danimarkë, raporton Reuters.

Treni i udhëtarëve po shkonte drejt kryeqytetit kur u godit nga objekte të ndryshme nga një tren që barte mallra, sipas Banedanmark, institucion i cili është përgjegjëse për kontrollimin e trafikut të rrjetit hekurudhorë, transmeton koha.net.

Disa stuhi të fuqishme e kanë bërë shumë të vështirë për shërbimet emergjente që të shkojnë në vendin ku treni është ndalur, në Great Belt, në mes të Zeland e Funen, që janë dy ishujt kryesor të Danimarkës.

Policia gjatë një konference për shtyp ka thënë se ende nuk mund të konfirmoj se sa njerëz janë mbytur e sa janë të lënduar.