Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe gjashtë të tjerë janë lënduar, pasi një veturë që po transportonte migrantë të paligjshëm u vetëaksidentua në Hungari në orët e hershme të së enjtes, raporton agjencia “AP”.
Vetura goditi një pemë dhe u përmbys.
Aksidenti ndodhi afër qytetit Kiskumnajsa, që është pranë kufirit me Serbinë.
Policia ka bërë të ditur se drejtuesi i veturës Renault me targa franceze, u largua me shpejtësi pasi policia tentoi ta ndalonte dhe humbi kontrollin në një kthesë. Teksa u mundua t’i shmangej policisë, makina goditi një pemë dhe më pas u përmbys. Sipas informacioneve të para të policisë, vetura drejtohej nga një kontrabandist që mbante migrantë të paligjshëm.
Hungaria ka mbajtur një qëndrim të ashpër kundër imigracionit të paligjshëm dhe në vitin 2015 vendosi një gardh kufitar prej 320 kilometrash përgjatë kufijve të saj me Serbinë dhe Kroacinë për të shmangur qindra mijëra emigrantë që përpiqeshin të hynin në Bashkimin Evropian përgjatë të ashtuquajturës rrugë ballkanike.
-
Katër të vdekur pasi një veturë me emigrantë aksidentohet në Kroaci
-
Serbia njofton për arrestimin e dy kosovarëve në kufi me Hungarinë për kontrabandë me migrantë e armë
-
Të shtëna në kufirin e Serbisë, tre migrantë të vdekur
-
Gjermani, shtatë nga 20 emigrantë vdiqën pasi një furgon u aksidentua në autostradë
-
Dy të vdekur pasi një veturë goditi turmën në Leipzig