Të shtëna me armë në mes të migrantëve afër kufirit të Serbisë me Hungarinë të premten herët, kanë lënë të vdekur tre persona dhe një të plagosur rëndë.
Të shtënat ndodhën në një depo të braktisur afër fshatit Horgos, shkroi AP sipas raportimeve të mediave serbe. Një numër i madh policësh u dërguan në vendngjarje.
Raportime të dhunës dhe beteja të armëve janë bërë të zakonshme afër kufirit të Serbisë me Hungarinë. Mijëra migrantë kanë ngritur kampingje në zonë, duke pritur për të gjetur rrugë që të kalojnë përtej me ndihmën e kontrabandistëve.
Hungaria ka ngritur rrethoja në kufirin me Serbinë për të ndaluar kalimet, por bandat e kontrabandës janë shumuar në zonën kufitare sa shpesh përplasen mes vete për kontroll.
-
Serbia njofton për arrestimin e dy kosovarëve në kufi me Hungarinë për kontrabandë me migrantë e armë
-
Përleshje e migrantëve në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë
-
Vriten tre izraelitë në një sulm në kufirin mes Bregut Perëndimor e Jordanisë
-
Një i vdekur dhe disa të plagosur nga një sulm me armë në Bregun Perëndimor
-
Serbia paralajmëron hapjen e një shtabi policor në Preshevë