Botë

Aja Sofia “mund të kthehet në xhami”

Një gjykatë në Turqi e ka anuluar statusin si muze të Aja Sofias në Stamboll, duke e mundësuar kthimin e saj në xhami.

Është ky një veprim kundërthënës, pasi që Aja Sofia, e themeluar 1.500 vjet më parë, fillimisht ka qenë katedrale. Më vonë, osmanët e bënë atë xhami. Më 1934 u bë muze.

Aja Sofia është në listën e Unescos të Trashëgimisë Botërore. Unesco paraprakisht e kishte nxitur Turqinë që të mos ia ndërrojë statusin pa diskutime, raporton BBC, transmeton KOHA.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ndërkaq kishte kërkuar ndërkaq që statusi i saj të ndryshojë.