Agjencia Evropiane e Barnave ka lejuar kombinimin e barnave nga kompania Eli Lilly për t’u përdorur në trajtimin e koronavirusit, për pacientët që nuk kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit dhe që janë të rrezikuar nga sëmundjet serioze.
Sipas Agjencisë, ky rekomandim mund të bëhet përmes një udhëzuesi në disa shtete evropiane për kombinim të Bamlanivimab dhe Etesevimab, shkruan Reuters.
Tutje, Agjencia në fjalë ka bërë të ditur se derisa ekziston mundësia e zvogëlimit të sasisë së virusit në organizëm përmes kombinimit të barnave, mund të ketë pasiguri në lidhje me përfitimet e përdorimit të Bamlanivimabit.
Artikuj të ngjashëm
-
Agjencia Evropiane e Barnave aprovon pilulën e Pfizerit kundër COVID-19
-
BE-ja autorizon dy ilaçe për njerëzit më të rrezikuar nga COVID-19
-
BE-ja po shqyrton të dhënat e ilaçit të COVID-it
-
OBSH-ja miraton përzierjen e ilaçeve me antitrupa si trajtim ndaj COVID-19
-
Rekomandohet aprovimi i barit të parë për ta trajtuar koronavirusin