Më shumë se 2 milionë njerëz kanë kaluar nga Ukraina në Poloni, që kur ka nisur lufta më 24 shkurt, ka bërë të ditur të martën Roja Kufitare polake, raporton BBC.
Pavarësisht këtyre shifrave të larta, numri i njerëzve që kanë kaluar në Poloni ka rënë dukshëm në javët e fundit, ndërkohë që numri i atyre që po lëvizin brenda Ukrainës është rritur.
Roja kufitare e Polonisë ka njoftuar se të hënën numri i emigrantëve kishte rënë për 16% në krahasim me një ditë më parë. Vetëm të hënën, 16.600 njerëz e kanë kaluar kufirin Ukrainë-Poloni.
Disa prej refugjatëve janë larguar madje edhe nga Polonia, ndërkaq, më shumë se 800.000 refugjatë ukrainas kanë aplikuar për letërnjoftim në Poloni.
Artikuj të ngjashëm