Numri i njerëzve që po ikin nga Ukraina për në Poloni ka filluar të bjerë ditët e fundit, me 30,500 kalime të premten, apo 6.4% më pak nga një ditë më parë, ka bërë të ditur të shtunën Roja Kufitare Polake.
Deri në orën 06:00 të së shtunës sipas kohës lokale, 6.100 njerëz kishin kaluar, që i bie 11% më pak nga e njëjta kohë e së premtes, raporton BBC.
Më shumë se 2.2 milionë njerëz kanë kaluar në Poloni që nga fillimi i luftës, kanë raportuar autoritetet ukrainase në Twitter.
Disa nga ukrainasit janë larguar tashmë nga Polonia, por eksperti i migracionit në Universitetin e Varshavës, Maciej Duszczyk vlerëson se rreth 1.2-1.3 milionë refugjatë mbeten.
Ndërkohë, më shumë se 300,000 njerëz kanë hyrë në Ukrainë nëpërmjet Polonisë që nga fillimi i luftës.
-
Më shumë ukrainas po kthehen se që po ikin nga vendlindja
-
Afro 2.7 milionë refugjatë ukrainas kanë kaluar në Poloni
-
Rreth 2.5 milionë refugjatë ukrainas kaluan kufirin për në Poloni
-
Gati 2 milionë refugjatë kanë shkuar në Poloni nga Ukraina
-
Afro 1.33 milionë persona kanë ikur nga Ukraina për në Poloni