Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka folur për situatën në Afganistan.
Ishte e qartë se do të kishte qeveri të re, ka thënë Johnson, duke shtuar se është e rëndësishme që Perëndimi të punojë së bashku që ta bëjë të qartë që askush nuk ka dashur të Afganistani të jetë fushë pjellore për terrorin.
Duke folur nga Downin Street, ai u tha reporterëve se situata po vazhdon të komplikohet.
Ai tha se prioritet i Mbretërisë së Bashkuar ishte të përmbushë obligimet e saj ndaj shtetasve britanikë dhe atyre që kanë ndihmuar përpjekjet britanike në vend. Ai ka shtuar se qeveria e ka ndërmend t’i tërheq shtetasit e saj nga atje në ditët në vazhdim.
Johnson gjithashtu bëri të qartë se ai nuk dëshiron që shtetet në botë t’i njohin para kohe talebanët si qeveri e re.
-
Johnsoni pritet t’i kërkojë Bidenit shtyrjen e tërheqjes së trupave amerikane në Afganistan
-
Britania e Madhe tërheq trupat e mbetura nga Afganistani
-
Johnson: Mbretëria e Bashkuar dhe Suedia do të ndihmojnë njëra-tjetrën nëse sulmohen
-
Pakistani do të mbledhë shtetet islamike për ta ndihmuar Afganistan
-
OKB-ja bën thirrje urgjente për shmangien e katastrofës humanitare në Afganistan