Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Afganistan, të paktën 4 të vdekur në sulmin në një treg në Khost

Katër persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën sot në mesditë në sulmin në një treg me pajisje muzikore në Khost, në juglindje të Afganistanit, tha për media shefi i policisë së qytetit.

“Një pajisje e lidhur në distancë me anë të një celulari ka vrarë katër persona dhe plagosur 14 të tjerë në një treg”, deklaroi Faizullah Khairat, transmeton kp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në Khost, kryeqendra e provincës që mban të njëjtin emër, Habib Shah Ansari konfirmoi një bilanc me katër të vdekur dhe më shumë se dhjetëra të plagosur të cilët u shoqëruan drejt qendrave spitalore.

Shpërthimi u shënua rreth mesditës në momentin kur turma ishte në radhë në treg për të blerë disqe dhe video për t’i shkarkuar më pas në telefonat celularë.