Një sulmues ka detonuar një veturë të mbushur me eksplozivë në afërsi të bazës së forcave speciale të Policisë në lindje të Afganistanit sot, e më pas është shtënë me armë dhe ka pasur edhe dy sulme tjera me bomba, është njoftuar nga zyrtarët afganë.
Në sulmin e koordinuar janë vrarë pesë policë dhe zyrtarët kanë njoftuar se kanë humbur jketën edhe shtatë militantë, raporton agjencia AP.
Shefi i Policisë provinciale në Khost, Ghulam Daud Tarakhail, ka thënë se 34 persona tjerë, përfshirë nëntë civilë dhe 25 ushtarakë, janë lënduar në sulmin.
Sulmuesit, ku ishin tre prej tyre kamikazë me bomba, janë qëlluar dhe vrarë në luftë me forcat e sigurisë afgane.
“Ka pasur shtëpi civile në afërsi të vendit ku ndodhi sulmi, kështu që ishin të kujdesshëm për të mos pasur viktima në civilë. Për këtë operacioni ka shkuar më ngadalë”, ka thënë Tarakhail.
Në një raport të Kombeve të Bashkuara sot është thënë se afro 6000 civilë afganë janë vrarë apo plagosur në luftime në nëntë muajt e parë të këtij viti. Kanë humbur jetën 2117 e janë plagosur 3822.