Amerika Latine po kalon momente shumë të vështira nga pandemia e Covid-19. Dy vendet me të prekura vazhdojnë të mbeten Brazili dhe Meksika.
Meksika gjatë të hënës ka raportuar 4 mijë e 973 raste të reja duke e çuar në 395 mijë e 489 numrin total të rasteve. Të premten Meksika kaloi Perunë duke u bërë vendi i dytë në Amerikën Latine për sa i përket numri të të infektuarve nga Covid-19. Brazili, ku numri i rasteve tashmë i ka kaluar 2.4 milionë, renditet i pari në Amerikën Latine.
Gjatë 24 orëve të fundit Meksika ka raportuar 342 të vdekur duke e çuar në 44 mijë e 22 numrin total të viktimave nga koronavirusi./Top Channel
Artikuj të ngjashëm
-
Në Amerikën Latine numri i të vdekurve nga COVID-19 e kalon shifrën 500 mijë
-
Në Brazil 1111 të vdekur e mbi 58 mijë raste të reja me COVID-19
-
Mbi 74 milionë të prekur nga COVID-19 në botë, rreth 1,7 milionë të vdekur
-
Mbi 174 mijë të vdekur në Brazil nga COVID-19
-
Mbi 100 të vdekur nga COVID-19 në Meksikë që nga fillimi i pandemisë