Është rritur për 698 numri i të vdekurve nga COVID-19 në Brazil, raporton Reuters.
Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi ka konfirmuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 49,863 persona, transmeton KOHA.
Numri i të infektuarve në këtë vend tani ka arritur në 6,436,650 që kur kishte nisur pandemia, derisa numri i të vdekurve ka shkruar në 174,515.
Brazili është vendi i dytë në botë me më së shumti viktima nga COVID-19, pas SHBA-së.