Botë

Mbi 1,000 të vdekur në Brazil për të katërtën ditë radhazi

Brazili ka regjistruar 69,198 raste të reja me COVID-19 të premten dhe 1,151 të vdekur që për të katërtën ditë radhazi shënon mbi 1,000 vdekje.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 3,151 raste dhe 113 të vdekur janë në qytetin Manaus, ku është raportuar se ky qytet ka mbetur në mungesë të oksigjenit derisa po përballet me valën e dytë të koronavirusit, raporton Reuters.

Brazili deri tash ka regjistruar 8,390,341 raste dhe 208,133 të vdekur. Renditet e treta për numrin më të lartë të personave të infektuar, pas SHBA-së dhe Indisë.