Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në Brazil 1194 të vdekur e mbi 55 mijë raste me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Brazil kanë vdekur 1194 persona nga COVID-19, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, raporton Reuters.

E gjatë kësaj kohe 55,649 persona kanë rezultuar pozitivë.

Deri më tani Brazili ka regjistruar mbi 7.6 milionë raste pozitive me COVID-19.

Kurse numri i të vdekurve, sipas të dhënave të Ministrisë, ka arritur në 193,875.