Të gjithë ata që udhëtojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Oaklandit mund të blejnë brenda aeroportit testin e COVID-19 që është instaluar në makinat shitëse.
Testi RT-PCT që kushton rreth 140 dollarë po shitet në kioska të vogla në dy terminalet e aeroportit, kanë bërë të ditur zyrtarë të aeroportit të Oaklandit.
Ky është aeroporti i parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i cili po ofron teste për koronavirus.
“Aeroporti Ndërkombëtar i Oaklandit është duke ndihmuar udhëtarët të mbajnë nën kontroll këtë pandemi duke kryer më shumë teste”, ka bërë të ditur Bryant L. Francis, zyrtar i Aeroportit përmes një deklarate për media.
Megjithatë, ai shtoi se njerëzit duhet të vazhdojnë të jenë të vetëdijesuar për rregullat e karantinës dhe për masat anti-COVID në vendet ku udhëtojnë.
Zëdhënësi i aeroportit Roberto Bernardo ka thënë për CNN se këto teste janë dizajnuar për udhëtarët që kthehen në Oakland pas një udhëtimi që kanë kryer. Testi do të kryhet përmes FedEx-it dhe rezultatet do tu kthehen mbrapshtë përmes një aplikacioni në telefon brenda 24 ose 48 orëve.
-
Laboratori “EuroLab” vlerësohet nga instituti gjerman “Robert Koch”
-
Nisin testimet e para për koronavirus në Aeroportin Heathrow të Londrës
-
Aeroporti i Heathrowit po kryen teste për COVID-19 që japin rezultate në 30 sekonda
-
Në SHBA aprovohet testi, ku personat ia marrin vetes mostrën dhe e dërgojnë në laborator
-
Aeroporti i Vjenës do të ofrojë teste për koronavirus për të evituar karantinën