Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka treguar se institucionet e malazeze kanë qenë cak i sulmeve kibernetike dhe se do të formohet një ekip operacion 24-orësh, raporton “Vijesti”.
Abazoviq në konferencë për media pas seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ka treguar se sulmet kanë nisur të premten e kaluar dhe kanë vazhduar që nga ajo kohë.
Ai ka treguar se sulmet nuk kanë qenë të padëmshme.
“Përveç ekspertëve të sigurisë kibernetike që punojnë në administratë shtetërore, do të ftojmë njerëz nga biznesi dhe komuniteti akademik që të ndihmojnë në krijimin e mbrojtjes. Gjithashtu do të kërkojmë ndihmë nga ekspertët e jashtëm për kthimin eventual të dhënave të marra në këtë sulm dhe parandalimin e sulmeve të ardhshme”, tha Abazoviq.
Ai ka bërë thirrje që të mos politizohet ky sulm.
Abazoviq ka thënë se nuk ka arsye për panik.
Edhe
Ekspertët paralajmërojnë vijim sulmesh kibernetike nga Serbia e Rusia
“Ne jetojmë në një epokë ku krimi kibernetik dhe sulmet do të jenë gjithnjë e më të shpeshta. Revolucioni teknologjik ka shkaktuar ndikimin e saj në kuptimin pozitiv, por në një masë edhe negativ”, ka thënë Abazoviq.
Ai ka thënë se javën e ardhshme do të kenë informacione për dëmet e shkaktuara në sulmet.
Abazoviq ka treguar se janë sulmuar disa institucione, përfshirë edhe Ministria e Financave.