Kremlini ka hedhur poshtë të mërkurën spekulimet se presidenti rus Vladimir Putin mund t'i shpallë zyrtarisht luftë Ukrainës më 9 maj, kur Rusia shënon “Ditën e Fitores”, shkruan Sky News.
“Dita e Fitores” shënon fitoren e Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore.
Putin vazhdimisht i është referuar pushtimit të Ukrainës si një "operacion special ushtarak" dhe jo si një luftë.
Është thënë se ai mund të përgatitet për ta shpallë luftën të hënën – edhe pse të tjerët kanë spekuluar se Putini në vend të kësaj mund ta shpallë fitoren.
I pyetur për këto teori, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë: "Nuk ka asnjë shans për këtë. Është e pakuptimtë".
Artikuj të ngjashëm