Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

A ishte raketa hipersonike e Rusisë mesazh për NATO-n

Nëse Rusia ka lëshuar raketa hipersonike në Ukrainë, kjo ende nuk është verifikuar, do të ishte hera e parë që armë të tilla janë përdorur në konflikt, raporton SkyNews të shtunën.

Moska pretendon se avionët ushtarakë MiG-31 lëshuan një raketë “Kinzhal” për të goditur armët dhe municionin në bunkerin nëntokë në rajonin Ivano-Frankivsk. Ukraina nuk e ka konfirmuar sulmin.

Kinzhal u zbulua nga presidenti Putin në vitin 2018. Është i aftë për armë bërthamore dhe ka distancë prej 1500-2000 km.

Por çfarë i bën raketat aq vdekjeprurëse është shpejtësia e tyre. Rruga e fluturimit është gjithashtu e çrregullt që nënkupton se asnjë sistem raketor mbrojtës nuk mund ta gjurmojë dhe të interferojë në të me atë shpejtësi.

Analisti Alistar Bunkall thotë se Rusia vazhdimisht ka testuar këto raketa dhe nuk e sheh të çuditshme t’i ketë përdorur në Ukrainë. Ai ngreh pyetjen nëse vërtetë janë lëshuar raketat hipersonike siç pretendoi Rusia të shtunën, dhe nëse po, a i lëshoi për t’i dhënë një mesazh NATO-s.