Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“A është e zezë apo indiane”, Trumpi vë në dyshim identitetin racor të Kamala Harrisit

Kamala Harris & Donald Trump

Kamala Harris & Donald Trump

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka vënë në dyshim identitetin racor të Kamala Harrisit, e cila pritet të jetë kandidatja demokrate për zgjedhjet e 5 nëntorit

Në një bisedim me gazetarët me ngjyrë në Chicago, Trumpi pretendoi në mënyrë të rreme se zëvendëspresidentja aktuale nuk e kishte theksuar trashëgiminë aziatiko-amerikane deri vonë, kur thotë se “ajo u bë person me ngjyrë”.

“Unë nuk e dija se ajo ishte e zezë deri disa vite më parë, kur u bë e zezë dhe tani dëshiron të njihet si e zezë”, ka thënë Trumpi.

“Pra, nuk e di - A është ajo indiane? Apo është e zezë?”, ka pyetur me ironi ish-presidenti amerikan.

Trumpi mori shpejt kundërpërgjigje. Gjatë një takimi në Huston, Harris ka thënë se deklarimet e Trumpit ishin e njëjta shfaqje e vjetër “e përçarjes dhe mosrespektimit”.

Edhe Obama u bën thirrje burrave me ngjyrë të ndalojnë arsyetimet dhe ta votojnë Harrisin Botë Obama u bën thirrje burrave me ngjyrë të ndalojnë arsyetimet dhe ta votojnë Harrisin

“Populli amerikan meriton më mirë. Ne meritojmë një lider që kupton se dallimet tona nuk na ndajnë - ato janë burim thelbësor i forcës sonë”, ka thënë Harris.

Kamala Harris është zëvendëspresidentja e parë me ngjyrë dhe aziato-amerikane, me prindër të lindur në Indi dhe Xhamajkë. Ajo ishte në Universitetin Howard, një universitet historikisht ku shkojnë njerëzit me ngjyrë.

Pretendimet e Trumpit nxitën reagime. Korrespondentja e ABC News, Rachel Scott, një nga moderatoret e ngjarjes që u mbajt në Chicago, pati diskutime me kandidatin republikan.

“Unë respektoj njërën. Por ajo padyshim nuk e bën sepse ishte indiane gjatë gjithë rrugës dhe më pas krejt papritur bëri një kthesë dhe u bë person me ngjyrë”, ka shtuar Trump gjatë diskutimit me Scott.

Edhe Janet Jackson kërkon falje për komentet raciste ndaj Kamala Harrisit Showbiz Janet Jackson kërkon falje për komentet raciste ndaj Kamala Harrisit

Kandidati republikan dhe ish-presidenti ka histori sulmesh ndaj kundërshtarëve të tij në bazë të racës.

Ai akuzoi në mënyrë të rreme Barack Obaman, presidentin e parë me ngjyrë të vendit, se nuk kishte lindur në SHBA. E pati sulmuar edhe Nikki Haleyn, ish-konkurrenten në zgjedhjet primare të republikanëve.