Mosha mesatare në Afganistan është rreth 18 vjeç. Kjo do të thotë se shumica e afganëve kurrë nuk kanë ditur për jetë nën regjimin e talebanëve që kanë qeverisur me shtetin nga viti 1996 deri më 2001. Shumica prej tyre janë mësuar të jetojnë në liri relative në 20 vjetët e fundit, sidomos në qytetet e mëdha. Me rrjetet sociale dhe telefonat e mençur, afganët ishin të lidhur me botën më shumë se kurrë më parë. Kjo është krejt e kundërta me vitet e regjimit taleban, kur shumica e afganëve nuk e dinin si dukeshin liderët për shkak se grupi ndaloi fotografinë dhe televizionin.
Evakuimet e shtetasve të huaj dhe afganëve që ndihmuan qeveritë perëndimore do të vazhdojnë edhe gjatë kësaj jave në aeroportin e Kabulit teksa po afrohet afati i 31 gushtit për tërheqjen e plotë të forcave të NATO-s.
Në kohën kur talebanët po bëhen gati të formojnë qeverinë pasi morën kontrollin e Afganistanit, shteti është vendosur në një pozitë të çuditshme me diplomatët që e përfaqësojnë një qeveri të rrëzuar. Derisa shtetet e huaja nuk do ta njohin autoritetin e ri në Afganistan, ambasadorët dhe diplomatët afganë do të vazhdojnë t’i shërbejnë një republike të mposhtur. Rusia dhe Kina kanë sinjalizuar se do të jenë të hapura për njohjen e qeverisë së talebanëve, ndërkaq shtetet perëndimore janë në mëdyshje.
Gjatë javës së kaluar, një ambasador afgan i vendosur në një shtet tjetër ka folur për pozicionin e vet dhe të kolegëve të tjerë. “Ne jemi gjeneratë e re e afganëve”, ka thënë ai. “Jemi ata që janë arsimuar brenda shtetit dhe kanë ngritur qeverinë në këta 10-15 vjetët e fundit. Nëse ka ndonjë shpresë për të ardhmen e Afganistanit, ajo gjendet jo te talebanët, por në mesin tonë”.
Në disa mënyra, ambasadori, i arsimuar, me anglishte të rrjedhshme, me pasuri të bollshme, nuk është përfaqësues i duhur për qytetarët e tjerë që jetojnë në një prej shteteve më të varfra në botë. Në një mënyrë edhe vetë janë të varfër.
Mosha mesatare në Afganistan është rreth 18 vjeç. Kjo do të thotë se shumica e afganëve kurrë nuk kanë ditur për jetë nën regjimin e talebanëve që kanë qeverisur me shtetin nga viti 1996 deri më 2001. Shumica prej tyre janë mësuar të jetojnë në liri relative në 20 vjetët e fundit, sidomos në qytetet e mëdha. Me rrjetet sociale dhe telefonat e mençur, afganët ishin më të lidhur me botën se kurrë më parë. Kjo është krejt e kundërta me vitet e regjimit taleban, kur shumica e afganëve nuk e dinin si dukeshin liderët për shkak se grupi ndaloi fotografinë dhe televizionin.
Dështimi i tentimeve 20-vjeçare të Perëndimit në ndërtimin e një shteti afgan do të debatohet në dekadat e ardhshme. Mirëpo kishte disa të mira, siç ka shkruar gjatë kësaj fundjave ish-kryeministri britanik, Tony Blair. “Edhe pse më keq sesa jo e përkryer dhe jashtëzakonisht e brishtë, pati përfitime të vërteta në 20 vjetët e fundit. Për këdo që e kundërshton këtë, lexoni për vajtimet tronditëse nga çdo pjesë e shoqërisë afgane për atë që kanë frikë se do ta humbasin. Përfitimet në standardet e jetës, arsimimin, sidomos të vajzave, përfitimet në liri”, ka argumentuar ish-kryeministri Blair.
Talebanët me shumë gjasë do të përpiqen t’i ndryshojnë përparimet shoqërore të cilat ata i konsiderojnë si importe perëndimore dhe joislame, siç janë fuqizimi i grave, demokracia dhe liria individuale. Megjithatë, Afganistani sot është një vend i ndryshuar. Disa të rinj afganë do të kundërshtojnë nëse grupi rivendos ligjet barbare që vendosi gjatë periudhës së fundit në pushtet, siç është arresti shtëpiak virtual për të gjitha gratë. Tashmë ka shenja të rezistencës: javën e kaluar protestuesit ngritën flamurin e kuqezi dhe jeshil të republikës, në kundërshtim me talebanët të cilët përdorin një flamur të bardhë.
Se si kanë ndikuar këto zhvillime në ideologjinë ultra-konservative të talebanëve është ende e paqartë. Zëdhënësit e talebanëve i sigurojnë mediat se të drejtat e grave do të respektohen, por nuk kanë sqaruar për detajet se çfarë do të thotë kjo në praktikë. Nëse radikalizmi i talebanëve është zbutur vërtet, mbetet gjë ende e panjohur. Në fund do të jetë pjesë e asaj që përcakton nëse ambasadori mbetet në post apo zëvendësohet përfundimisht nga një përfaqësues i Emiratit Islamik.