Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Orllani do të bëhet me ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina dhe Komuna e Podujevës nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit për hartimin e projektit​, i cili do të zgjidhë problemin me furnizim me ujë të pijshëm për banorët e fshatit Orllan.

Marrëveshja u nënshkrua nga kryeshefi ekzekutiv i KRU Prishtina Ilir Abdullahu dhe kreut të Komunës së Podujevës, Agim Veliu.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas marrëveshjes, kompania KUR Prishtina do të caktojë një zyrtar për komisionin e vlerësimit të ofertave dhe vlerësimit të projektit dhe do të zhvillojë kontroll të projektit në harmonizim me zyrtarë komunalë.

Ndërsa, Komuna e Podujevës siguron zotimin e mjeteve financiare në shumë prej 22 mijë euro për hartimin e projektit dhe procesin e tenderimit.

Projekti do të financohet nga Komuna e Podujevës, KRU Prishtina dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.