Meksika ka regjistruar 33.308 vrasje në vitin 2021, me një mesatare prej 91 vrasjesh në ditë. Një shifër shokuese, por që tregon një rënie me 3.6% në krahasim me dy vite më parë.
50% e vrasjeve kanë ndodhur në 6 shtete nga 32 në total, por autoritetet meksikane këmbëngulin se është një tendencë në rënie, shkruan France24.
Në vitin 2019 u regjistrua shifra rekord prej 34.690 vrasjesh, ndërsa në 2020-n pavarësisht aktiviteteve të reduktuara sociale si pasojë e pandemisë së Covid u regjistruan 34.554 vrasje. Rreth 340 mijë persona janë vrarë në vend që nga viti 2006, kur ish-presidenti Felipe Kalderon shpalli luftë totale ndaj trafikut drogës.
Meksika numëron më shumë se 95 mijë persona të zhdukur, sipas të dhënave zyrtare nga komisioni kombëtar i kërkimit. Zhdukjet nisën me luftën e autoriteteve kundër lëvizjeve revolucionare të së majtës në vitet ’60 – ’80.
Pavarësisht kësaj, vendi me 128 milionë banorë është në vend të shtatë mes vendeve më turistike në botë. Në vitin 2019, 45 milionë turistë kanë vizituar vendin sipas Organizatës Botërore të Turizmit.
-
Shkon në 100 mijë numri i të zhdukurve nga krimet në Meksikë
-
Shifra e të vdekurve nga COVID-19 në Meksikë 60 për qind më e lartë se që ishte raportuar fillimisht
-
Protesta masive në Meksikë kundër zhdukjeve të detyruara nga kartelet e drogës
-
Të paktën 19 të vrarë brenda 24 orëve nga sulmet e karteleve të drogës në Meksikë
-
Sivjet në SHBA, 212 sulme të armatosura