Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

90-vjeçarja belge vdiq pasi ishte infektuar me dy variante të COVID-19 në të njëjtën kohë

Një grua 90-vjeçare belge e cila vdiq pasi u sëmur me COVID-19 ishte infektuar me të dy variantet Alpha dhe Beta të koronavirusit në të njëjtën kohë, kanë thënë studiuesit.

Gruaja e pavaksinuar u shtrua në spitalin e qytetit Aalst në mars dhe doli pozitive për COVID-19 të njëjtën ditë.

Ndërsa nivelet e saj të oksigjenit fillimisht ishin të mira, gjendja e saj u përkeqësua shpejt dhe vdiq pesë ditë më vonë.

Ajo u zbulua se mbante si llojin Alpha ashtu edhe variantin Beta.

"Të dyja këto variante qarkullonin në Belgjikë në atë kohë, kështu që ka të ngjarë që zonja të ishte bashkë-infektuar me viruse të ndryshme nga dy njerëz të ndryshëm. Për fat të keq ne nuk e dimë se si ajo u infektua", ka thënë biologia molekulare Anne Vankeerberghen nga spitali që drejtoi kërkimin.

Edhe Një belge vdiq pasi u infektua me dy variante të COVID-19 në të njëjtën kohë Botë Një belge vdiq pasi u infektua me dy variante të COVID-19 në të njëjtën kohë

Vankeerberghen shtoi se ishte e vështirë të thuhej nëse bashkë-infeksioni luajti një rol në përkeqësimin e shpejtë të pacientit.

Kërkimi, i cili nuk është dorëzuar ende në një revistë mjekësore për botim, po paraqitet në një kongres evropian mbi mikrobiologjinë dhe sëmundjet infektive.

Ndërsa Vankeerberghen ka thënë se nuk kishte "asnjë rast tjetër të botuar" të bashkë-infeksioneve të ngjashme, ajo shtoi se "fenomeni ndoshta nënvlerësohet".

Kjo ishte për shkak të testimit të kufizuar për variante shqetësuese, u shpreh ajo, duke bërë thirrje për një rritje në përdorimin e testimit të shpejtë PCR për të zbuluar variante të njohura.

Edhe Gruaja infektohet me koronavirus dy herë brenda 20 ditësh Botë Gruaja infektohet me koronavirus dy herë brenda 20 ditësh

Në janar, shkencëtarët në Brazil raportuan se dy njerëz ishin infektuar njëkohësisht me dy lloje të ndryshme të koronavirusit, por studimi ende nuk është botuar në një revistë shkencore.

Lawrence Young, një virolog dhe profesor i onkologjisë molekulare në Universitetin e Warwick, ka thënë se nuk ishte befasi të gjesh një individ të infektuar me më shumë se një lloj.